Dortmund fitoi 0-2 në transfertë me Bayer Leverkusen. Për javën e 18-të të Bundesligës, djemtë e Terzic iu falën golave të Adeyemi në minutën e 33 dhe autogolit të Tabsoba në të 53 minutë.
Me "BayArena-n" që kishte 30 mijë të pranishëm, "Aspirinat" nuk kanë mundur të fitojnë kundër verdhezinjve, duke u ndalur pas katër fitoreve. Me 34 pikë Dortmund mban vendin e katërt në klasifikim, teksa Leverkusen me 24 pikë është në vendin e nëntë.
Në ndeshjen tjetër, Schalke barazoi 0-0 me Koln. Pas javës së 18-të, Bayer Munich mban vendin e parë me 37 pikë, ndjekur nga Union Berlin me 36 pikë, Leipzig me 35 pikë dhe Dortmund e Freiburg me 34 pikë. Në vendet e fundit janë Bochum, Hertha Berlin dhe Schalke.
VIDEO:
Renditja: