PSG fitoi 4-3 me Troyes për javën e 13 në Ligue I në Francë. Sfida ka rezultuar dramatike për vendasit, që në fund dolën me tri pikë nga "Parc de Princes". Dy herë ka qenë në disavantazh PSG, për të përmbysur dhe më pas fituar sfidën.
Balde në minutën e tretë kaloi miqtë në avantazh, teksa Soler barazoi në të 24 minutë. Sërish Balde për miqtë në të 52 minutë bëri që miqtë të rigjenin avantazhin. Do duhej perla e Mesit nga jashtë zone në të 55 minutë që dueli të shkonte 2-2.
Neymar në të 62 dhe Mbappe në të 77 dërguan rezultatin në 4-2, teksa Palaversa në të 88 minutë shkurtoi shifrat për rezultatin final 4-3. Me këtë fitore PSG shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e parë, pesë pikë më shumë se ndjekësit e Lens. Troyes me 13 pikë mban vendin e 11-të.