VIDEO/ Dramë me pesë gola, Arsenali përmbysje spektakolare në minutën e 97-të! 'Topçinjtë' kryesojnë +5 nga City

VIDEO/ Dramë me pesë gola, Arsenali përmbysje spektakolare në minutën e 97-të! 'Topçinjtë' kryesojnë +5 nga City

Festa pas golit të fitores

Dramë, pesë gola, përmbysje dhe histori në "Emirates". Arsenali fitoi 3-2 me Bournemouth vetëm në minutën e fundit, duke vijuar kryesimin e Premier League, pesë pikë më shumë se Manchester City ndjekës. Dueli u zhbllokua pas vetëm 11 sekondave lojë nga miqtë me Billing, për ta bërë golin e dytë më të shpejtë në historinë e Premier League. Kur pritej që "Topçinjtë" të reagonin në shtëpi, Sensei në minutën e 57 dërgoi miqtë në avantazhin e dyfishtë. Ka qenë Partey në minutën e 62 që shënoi për 1-2, teksa Ben White barazoi në minutën e 70-të. Goli i fitores për Arsenalin u shënua në minutën e 90+7 nga Nelson. Në aksionin e fundit goditja përfundoi në rrjetë, me djemtë e Artetas që dalin me tri pikë nga një ndeshje e "çmendur". Me 63 pikë Arsenal mban kreun e Premier League, pesë pikë më shumë se Manchester City. Bournemouth me 21 pikë renditet i parafundit.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Arsenali fitore spektakolare me 5 gola, Manchester City i fortë në shtëpi! Chelsea 'dritë në fundin e tunelit', dështon Tottenham


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Ministri Hasani vizitë zyrtare, pritet nga krerët e shtetit: Bashkëpunim në disa fusha

Kroaci/ Ministri Hasani vizitë zyrtare, pritet nga krerët e shtetit: Bashkëpunim në disa fusha