VIDEO/ Dramë në minutën e 94, Bayern Munich barazohet 3-3 nga Eintracht! Mbetet në krye të Bundesligës

VIDEO/ Dramë në minutën e 94, Bayern Munich barazohet 3-3 nga Eintracht! Mbetet në krye të Bundesligës

Goli i Olise

FRANKFURT - Bayern Munich është ndalur për herë të dytë në barazim këtë sezon. Në javën e gjashtë të Bundesligës, bavarezët barazuan 3-3 në udhëtim kundër Eintracht Frankfurt, në një ndeshje që prodhoi gjithçka dhe ishte dramatike deri në sekondat e fundit.

Kim kaloi në epërsi djemtë e Kompany pas 15 minutave lojë, me Frankfurt që përmbysi me Marmoush dhe Ekitike në të 22 dhe 35 minutë. Upamecano në pjesën e parë barazoi dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me barazimin 2-2.

Fraksioni i dytë nisi me golin e Olise për Bayern, që shënoi një gol të bukur. Kur u duke se bavarezët do merrnin tri pikë në një fushë të vështirë, minuta e fundit ishte dramatike.

Marmoush gjeti dopietën personale dhe golin e barazimit 3-3. Me 14 pikë, Bayern Munich dhe Leipzig mbajnë kreun, një pikë më shumë se Eintracht i vendit të tretë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve