Roma dhe Milan barazuan 1-1 në "Olimpico" për javën e 32-të në Serie A. Dueli ka qenë dramatik, teksa dy golat erdhën në fundin e lojës dhe përkatësisht në shtesë. Në këtë ndeshje, Kumbulla doli nga fusha pas vetëm 15 minutash lojë pas një dëmtimi të rëndë në përplasjen me Giroud.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, teksa në fraksionin e dytë pati më shumë raste. Emocionet e lojës ishin lënë për në fund. Do duhej minuta e 90+3 që Abraham të kalonte vendasit në epërsi. Kur u duk se Roma do festonte tri pikët, në shtesën e shtatë të lojës ishte Saelemaekers që pas asistit të Leao dërgoi shifrat në 1-1.
Kështu, të dyja skuadrat kanë nga 57 pikë, me Milanin që është në vendin e katërt dhe Roma në të pestin.
Komente




