Policia RrugoreTiranë ka konstatuar një tjetër rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga drejtuesi i një prej urbanëve të linjës së Kamzës, i cili është ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë.

Burimet nga policia thanë se masa është vendosur për drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Siç duket nga pamjet e videos, drejtuesi i urbanit të linjës Kamzë-Bërxull, përdor celularin duke drejtuar timonin me pjesën e bërrylave në një interval të gjatë kohor.