Manchester United fitoi 2-1 me Crystal Palace për javën e 22 në Premier League. Dueli i "Old Trafford" nuk ka kaluar pa përplasje në fushë, me Casemiron e vendasve që doli nga fusha me karton të kuq në minutën e 67. Përplasja e Antony dhe Schlupp bëri që futbollistët të përplaseshin mes tyre masivisht, me Casemiron që i vuri duart në fyt kundërshtarit. Pas pamjeve me VAR, arbitri Marriner ndëshkoi me karton të kuq mesfushorin e United.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55

    Si po menaxhohet situata me zjarret?