VIDEO/ Duhej ndeshja e dytë në FA Cup, Liverpool kalon Wolves me një supergol

VIDEO/ Duhej ndeshja e dytë në FA Cup, Liverpool kalon Wolves me një supergol

Festa e Liverpool

Liverpool fitoi 0-1 në transfertë me Wolves për fazën e 1/32 në FA Cup dhe kalon në turin e radhës. Goli i Elliott në minutën e 13 vendosi ndeshjen, me djaloshin e të kuqve që lëshoi një "predhë" me të majtën nga jashtë zone. Trajektorja e topit ishte e çuditshme dhe gardiani Jose Sa e kishte të pamundur të ndërhynte.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi 2-2, duke u dashur mbrëmja e sotme në "Molineux Stadium" për kalimin e Liverpool në fazën e radhës. Në turin e radhës (1/16), Liverpool do përballet me Brighton. Kundërshtarët e të kuqve janë në formë të mirë në Premier League, duke u konsideruar si "Hirushja" e kampionatit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq