Ish-mbrojtësi i Premier League, Greg Halford ka kaluar orë të vështira në aspektin psikologjik. 38-vjeçari ka mësuar se është tradhtuar nga e dashura, duke reaguar në mënyrë konfuze. Halford kaloi orët e së shtunës në banesën e tij, duke hedhur sendet e ish-të dashurës nga dritarja.

"Ka qenë shumë e gjatë, por më në fund po pastroj gjërat e mashtrueses që tanimë është një ish," shkroi Halford në postimin e tij në video, e cila ka mbi tre milionë shikime që nga pasditja e së hënës.

Në karrierën e tij në Premier League, Halford ka luajtur me klube si Reading, Sunderland, Wolves, Brighton, Birmingham, Cardiff apo edhe Nottingham Forest.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?