LEZHË- Një video qarkulloi në rrjetet sociale ku shihet se si një qytetar që po lahet në bregdetin e Shëngjinit ka shpëtuar “për një fije” nga një “i fortë” që bën manovrime të rrezikshme me Jet Ski. Video u tha se është filmuar nga qytetari vetëm 2 ditë pas ngjarjes tragjike ku në të njëjtat rrethana humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia. Siç shihet në video, kjo manovër e çuditshme duket se është bërë me qëllim nga drejtuesi i Jet Ski-së, pasi mund të vërehet fare qartë që nuk ka një humbje kontrollit të mjetit.
Por në një reagim Policia Kufitare e Shëngjinit e ka mohuar që videoja të jetë e ditëve të fundit.
"Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person, me një mjet lundrues "Jet ski", në det, në Shëngjin, duke kryer manovra që rrezikojnë jetën e një qytetari që po notonte, ju informojmë se: Pamjet që shfaqen në video nuk janë aktuale të këtij sezoni veror, por të disa viteve më parë. Aktualisht, në vendin që shfaqet në video, ndodhet një objekt i ndërtuar para disa viteve. Nisur nga publikimet e fundit në portale, të cilat nuk janë pamje aktuale, por që u dërgohen me tendencë portaleve për publikim, me qëllim nxitjen e reagimit qytetar, Policia e Shtetit apelon për çdo portal dhe media vizive e të shkruar, që të mos publikojnë video ose lajme të pakonfirmuara, por të marrin informacion të saktë pranë strukturave përgjegjëse në Policinë e Shtetit", thuhet në reagim.
Përfundimisht Ministri i Brendshëm duhet te largohet menjëherë. Ky njeri që qëndron në heshtje sa herë situata kriminale rritet, dhe përgjegjshmëria e stukturave të policisë së shtetit bie! Mban erë vetëm korrupsion dhe krim shtetëror !!
PërgjigjuQe duhet nje dore e forte fare ketu ne shqiperi kjo as qe nuk diskutohet,po se kur do vi kjo dore e fuqishme nuk e di
PërgjigjuVideo reale por mund kete ndodhe kohe me para
PërgjigjuSi duket policia nuk e ka marre vesh incidentin e himares qe te marre masa per mos lejimin e mjeteve motorrike ne zonat e pushuesve
PërgjigjuBeni doreheqje o Çuci bashke me Nano. Do ju mbetet perjete turpi i tragjedive.
PërgjigjuDuhet dore e hekurt.. Do vdesin te tjere…
Përgjigju