TIRANE- Gjykata e Lartë vendos të rikthejë çështjen e Inis Gjonit për rigjykim në gjykatën e Apelit, pasi e konsideron vendimin e kësaj gjykate, të marrë mbi disa shkelje proceduriale. Bëhet fjalë për padinë civile, me anën e së cilës Inis Gjoni i kërkon Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dëmshpërblim prej 200 mijë dollarëve si pasojë e prishjes së imazhit pas publikimit të videos intime me ish-bashkëjetuesin e saj Arjan Selimi.
Pritet që tashmë kjo padi civile të rigjykohet sërisht nga gjykata e Apelit.Inis Gjoni, ka humbur përballjen me prokurorinë në dy nivelet e gjyqësorit, por sërisht ka vijuar betejën ligjore, duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila tashmë ka vendosur të rikthejë dosjen pëpr rigjykim. Video skandali tregon rregjizoren Gjoni, duke kryer marrëdhënie seksuale me Arjan Selimin. Videoja është filmuar nga telefoni i Selimit, ku së bashku shfaqen duke marrë me hunda dhe një lëndë të bardhë, që shumë dyshuan se bëhej fjalë për heroinë, por u përgënjeshtrua nga Inis Gjoni.
Pas publikimit, kjo e fundit akuzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda se kishte nxjerë videon nga telefoni i Arjan Selimit, që në atë kohë ishte arrestuar për akuzën e trafikut të drogës. Nga ana tjetër, prokuroria nuk ka pranuar akuzat dhe për pasojë, Gjoni ka filluar betejën ligjore, në gjykatën e Tiranës, ku ka ngritur padi për dëmshpërblimin prej 200 mijë dollarëve amerikanë. Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit ka rrëzuar kërkesë padinë e Inis Gjonit, për shkak të mungesës së provave material. El.Qy.
Shkrimi u publikua sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com