Video/ E mahnitshme si 10,000
islandezë duartrokasin pas humbjes

Video/ E mahnitshme si 10,000<br />islandezë duartrokasin pas humbjes
Kur askush nuk e priste, islandezët mundën Anglinë me rezultatin 2-1, por më pas u përballën në një ndeshje të vështirë me Francën e cila i eliminoi të dielën në mbrëmje. Si rrallë ndonjëherë, 99.8 % e audiencës televizive është regjistruar duke parë ndeshjen historike të Islandës me Anglinë. Vendi i vogël duke ëndërruar dhe me modesti shkoi aq larg sa askush nuk e priste, por pas humbjes 2-5 me Francën përrallës i erdhi fundi.

Ndeshja e fundit nuk i ka demoralizuar islandezët, krenarë dhe të lumtur për aq sa arritën e kanë shfaqur mbështetjen e tyre në një performancë të mrekullueshme. Një video që tregon një turmë prej më shumë se 10,000 personash të cilët duartrokasin në të njëjtin ritëm pasi Islanda ka humbur, ka mahnitur të gjithë ata që e kanë parë.

Islanda përgjatë gjithë udhëtimit të saj në Europian i tregoi botës futbollistike se si mund të ëndërrosh, të realizosh ëndrrën dhe më pas të humbasësh e të jesh falenderues. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re