Liverpool dhe Arsenal barazuan dje 2-2 në Premier League, me 'Topçinjtë' që lënë pikë në garën për titullin, paçka se janë ende në vendin e parë. Në fundin e 45 minutave të para ka ndodhur diçka e pazakontë në futbollin e ishullit, me arbitrin anësor që ka goditur Robertson të Liverpoolit.
Anësori Constantine Hatzidakis duket se është ofenduar nga Andy Robertson, duke goditur me brryl në fytyrë futbollistin e Liverpoolit. Më pas shumë nga bashkëlojtarët e mbrojtësit janë ankuar për këtë gjest, me pjesën e dytë që ka vijuar normalisht. Duket se në bazë të pamjeve filmike anësori Hatzidakis mund të ketë masa për këtë gjest.