RUMANI - Një episod i pazakontë dhe kaotik ka ndodhur në një ndeshje të Ligës së Dytë rumune të futbollit mes Bihor Oradea dhe Voluntari, ku ndërhyrja e rëndë ndaj një lojtari solli një situatë të paprecedentë në fushë.

Futbollisti i Oradeas, Razvan Ginje, ndërhyri ashpër ndaj kundërshtarit Alexandru Git, i cili mbeti i shtrirë në fushë me dhimbje të forta. Situata mori përmasa edhe më dramatike kur ambulanca, e futur në fushë për të transportuar të dëmtuarin, ngeci për shkak të terrenit të rënduar nga reshjet dhe përmbytja e fushës.

Në mungesë të një zgjidhjeje tjetër, futbollistët dhe stafet e të dyja skuadrave u detyruan të ndërhynin fizikisht, duke shtyrë ambulancën për ta nxjerrë nga fusha.

Situata zgjati për disa minuta dhe gjithçka më pas iu kthye normalitetit.