'Babai i Elias s'e la të takojë vajzën', i afërmi i familjes mbretërore: Princ Leka mund ta tërheqë padinë për dhunë! Palët do reflektojnë

Sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias në rezidencën e pallatit mbretëror u diskutua në "Studio Live" në Report Tv. Ish kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia në një intervistë me Arbër Hitajn u shpreh se princi dhe Elia po shkonin drej divorcit në mënyrë institucionale. Por duke qenë se situata po agravohej dhe princi u largua nga rezidenca mbretërore duke ia lënë tërësisht Elias dhe familjes së saj. 

‘Do të shkonin në një proces divorci të dakordësuar mes të dyve. Fatkeqësisht kjo situatë pasi ishte nënshkruar dhe noterizuar, situata agravoi dhe para disa muajve princi për të mos lënë asnjë mundësi për përkeqësim u largua nga rezidenca dhe e gjitha ka qenë në dispozicion të vajzës, zonjës Elia dhe gjithë familjes Zaharia. Sipas kontratës Princi kishte të drejtë të shkonte çdo ditë të takonte vajzën nga dy orë. Por kohët e fundit krijoheshin lloj-lloj pretekstesh për të mos e takuar. Kjo nuk ishte normale kur kishin rënë dakord për takim të përditshëm. Dhe sikurse thashë u përkeqësua’, tha Spahia.

Spahia zbulon se ditën e përplasjes fizike princi po shkonte të takonte të bijën siç ishte parashikuar në kontratë, por e pengoi gjyshi i saj, babai i Elias.

‘Pronari la shtëpinë e tij dhe në momentin që princi shkon për ta takuar rreth orës 15 e 15 ka qëlluar gjyshi i princeshës dhe ka ndërhyrë dhe i thotë princi me shumë qetësi nëse ka mundësi sipas kontratës kam dëshirë ta takoj vajzën pa praninë tuaj. Dhe ai i thotë jo të dal unë por duhet të dalësh ti nga dhoma e nga shtëpia. Kjo nuk është aspak e denjë për një prind dhe aty ka filluar agravimi dhe ka zbritur nga kati i dytë në katin e parë. Dhe pastaj videon nuk kam çfarë them.’, shton Spahia.

Sipas Spahisë edhe kamerat e shtëpisë i ka në dispozicion Elia, por kur ato të vihen në dispozicion të policisë do dalë e vërteta se princi u dhunua.

‘Këtë video, sepse dhuna ka vijuar edhe pasi ka dalë nga aty, dhe fatkeqësisht zonja Zaharia ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme, ditën e djeshme policia ka dërguar shkresë ku kërkon vënien në dispozicion të kamerave. Kjo do të jetë rasti më i mirë që të dalin pamjet. Dhe dua të dini që kamerat i ka në dispozicion Elia. Rezidenca e familjes mbretërore është një rezidencë që ka një pasuri në kuptimin kombëtar, ka sende me vlerë të jashtëzakonshme. Edhe ka status për një muze armësh aty.’, u shpreh Spahia.

Pavarësisht se princi sipas Spahisë ka plagë nga goditjet e marra atë ditë, ai po mendon të tërheqë padinë për dhunë, pasi qëllimi i tij është normalizimi i situatës.

"Ai ka plagë. Ai përsëri vazhdon të jetë në statusin e tij dhe në mirësinë e tij dhe ai mund ta tërheqë edhe padinë sa i përket dhunës. Ai po e përjeton më shumë se askush skenën e asaj videoje. Pikërisht pse është Princi dhe Elia kjo ka marrë këto përmasa. Princi do që sa më shpejt ta normalizojë. Do kemi dy seanca gjyqësore e para me 18 seanca e parë për zgjidhjen e martesës, më 21 mars një seancë për të nxjerrë vërtetimin e urdhrit të mbrojtjes. Palët do reflektojnë. Në gjaknxehtësi e sipër njeriu mund të bëjë dhe veprime që nuk i ka në karakter.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
Pse Princ Leka regjistroi me video sherrin me Elian? Gazetari: Nuk është skenar, por vetëmbrojtje

 

Gazetari Andi Llabuti në “Studio Live” në Report tv ka dhënë detaje në lidhje me publikimin e videos së Princ Lekës gjatë përplasjes me Elia Zaharinë. Regjistrimi i videos nga Leka në momentet e përplasjes sipas tij nuk është bërë me skenar por për vetëmbrojtje.

“Elias i dha rezidencën dhe ka kërkuar edhe më tepër. Ky është një inat që është akumuluar pas lajmeve që dolën para incidentit për lidhjen e re të Princit. Ajo video që ne pamë ishte shpërthimi i të gjithë mllefit që mbante tashmë familja Zaharia. Për sa i përket pamjeve të dhunës, që është dhunuar princi  dhe që zoti Zaharia del me një shpatore prej druri në dorë duke zbritur shkallët këtë video me çfarë kam lexuar në një status nga princi, thoshte kam denoncuar te policia dhe policia pabesisht nxjerr pamjet. Kërkoj që pamjet të largohen nga çdolloj rrjeti.

Ne të gjithë e dimë se ne shqiptarët jemi gjaknxehtë. Princi të jep një respekt sa të vë në siklet. Jo më të përdorë dhunë e aq më tepër te e ëma e fëmijës. S’do donte kurrë të dhunonte nënën e fëmijës në prezencë të fëmijës. Do ishte një traumë për të.

Dëgjoj lart e poshtë që ishte skenar. Duke e ditur shumë mirë se ata njihen që para 15 vitesh, duke njohur temperamentin e saj ka thënë po i bëj një video se kushedi çfarë do shpifë për mua. Nuk është skenar por vetëmbrojtje.”

Ora 19:44
I afërmi i familjes mbretërore: Princ Leka s’mund ta nxirrte kurrë atë video, ka kaluar 15 vite me Elian! Është i traumatizuar

Ish-kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia i afërm me familjen mbretërore tha se Princ Leka nuk do ta publikonte kurrë videon e përplasjes me Elia Zaharinë. Në “Studio Live” në Report Tv, Spahia tha se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë pasi ka kaluar 15 vite të mira me Elian.

“Videoja ku është dërguar nga Princ Leka në rajonin numër 1, personit kompetent që i ka dërguar edhe shkresën edhe USB duke i thënë të ruhet anonimati. Këtë USB origjinalin e ka pasur princi dhe kopjen ia ka dorëzuar personit kompetent në komisariat. Madje u ka kërkuar të ruhet si provë. Kush e nxori këtë video. Ne kemi shumë pretendime. Një mangësi e dukshme e organe ligjzbatuese. A mund të imagjinohet që princi të nxjerrë një imazh të tillë. Ajo është bashkëshortja, ka kaluar 15 vite të mira, nuk mund të zhbëhen.”

Pas asaj situate e sidomos pas publikimit të videove, Spahia tha se Princ Leka është i traumatizuar.

“Duhet ta shihni që vazhdon dhuna edhe përtej ambienteve të brendshme të shtëpisë. Deri në rrugë. Kur të hapen kamerat do duket qartë se kush është dhunuesi. Nga ajo ditë jam takuar disa herë me Princin, edhe sot kemi pirë një kafe. Ai është i traumatizuar, sepse po më tregonte dhe në ambient për goditjet që ka pësuar. Ai ka plagë. Ai përsëri vazhdon të jetë në statusin e tij dhe në mirësinë e tij dhe ai mund ta tërheqë edhe padinë sa i përket dhunës”.

G.K/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhek: 09/03/2024 17:20

    E tha avokatja live ne TV, qe "princi" u instruktua qe te filmoje pamjet per ti perdorur si prove ne gjykate, se fjalet i merr era ... pra duhen prova. Dhe "princi" ka filmuar me ndergjegje te plote.

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 08/03/2024 23:04

    Ajo situate ishte nje nje TURP I MADH per Zahariat: Ish-gruan dhe ish-vjehrrin, me sjelljen qe treguan. Ajo NUK e meritonte rangun ku mendonte se i perkiste.

    Përgjigju
    • Po mër po: 09/03/2024 08:35

      Princ, princ.. nuk u bo kurrë mbret. S'ka sesi... Sepse nuk e bashkon kurr dot kombin ashtu si ndau familjen e tij.

    • Patri: 09/03/2024 08:09

      Ti mire e ke per turpin, po per cfare rangu te larte flet? E di historine e ketyre te larteve, apo u zgjove sot?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?