Video e rrallë/Kur Dritëro Agolli
kërkonte reformimin e PPSH

Video e rrallë/Kur Dritëro Agolli<br />kërkonte reformimin e PPSH
Dritëro Agolli ka lënë gjurmë edhe në politikën shqiptare jo vetëm gjatë periudhës së regjimit komunist, por edhe gjatë viteve të tranzionit. 

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për 40 vite (30 vite në komunizëm dhe 10 në demokraci), duke përfshirë të dy periudhat politike në vend.  

Një video e rrallë është publikuar në rrjetet sociale pasi shkrimtari i madh u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Fjalimi është shkëputur nga Kongresi i Partisë së Punës, me 10 qershor të 1991.

Agolli kërkonte reformimin e partisë, ndërsa pjesëmarrësit në Kongres dukshëm ishin kundër kërkesës së tij. Salla bërtiste kundër tij dhe i dërgonte letra kërcënuese në tribunë (siç duket edhe në video).

Fjalimi dytë u mbajt në një kongres të vitit 1996 kur kryetari Fatos Nano inicioi nga burgu një mocion kundër drejtuesve të partisë: Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Luan Hajdaraga dhe Ilir Meta.

Nano e kishte quajtur PS-në një kënetë dhe përgjigjja e Dritëroit ishte se “nëse PS është një kënetë, atëherë Nano është një buf kënete”.

Shkrimtari i madh Dritëro Agolli u nda sot nga jeta në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…