VIDEO ekskluzive/ I kalon para syve, e mashtron duke ecur si i çalë! Si u ndoq nga ekzekutori i tij Behar Sofia në metrat e fundit të jetës

I kamufluar si i çalë dhe endacak, e ka ndjekur hap pas hapi Bujar Sofinë, deri në momentin që e ka ekzekutuar. Kjo është mënyra që ka zgjedhur Ernejt Shyti të ekzekutoj 66-vjeçarin.

Report TV ka siguruar videon e momenteve ku sapo është ngritur Sofia nga lokali që kishte pirë kafe, ndërsa pas tij duket Shyti që e ndjek.  Në pamje duket Behar Sofia, i cili kalon në vizat e bardha me hap të shpejt dhe kalon në afërsi të Lanës. Nga prapa e ndjek Ernejt Shyti, i cili pak çaste më vonë qëllon në drejtim të tij.

Kujtojmë se paraditen e sotme Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për autorin e ekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij,  Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.

Me kokën ulur, i veshur sportiv dhe maskë anti-COVID, u shfaq në gjykatë Shyti. 24-vjeçari ka pranuar krimin dhe premtimin që i ishte bërë për marrjen e 50 mijë eurove për këtë vrasje. Përveç aparatit celular, në Liqenin Artificial po ashtu u gjetën një shishe plastike me gjumë ADN, një dorezë, një maskë mjekësore kirurgjikale, një xhup blu dhe një kapele sportive.

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. 

1615819923_Sequence03.00004917.Still030.jpg

Behar Sofia duke dal nga banesa

 

1615819936_Sequence03.00011717.Still031.jpg

 

Ernejt Shyti para vrasjes

 

 

1615820894_takimi.jpg

Ernejt Shyti i del perball Behar Sofias

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 16/03/2021 03:23

    E morem vesh tashi se Si e qysh e tek , Po nxirrni porositesin tashi .

    Përgjigju
  • Bepi: 15/03/2021 23:31

    Edhe ati duhet ti jepet plumi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani