Ekskluzive/ Zbardhet mesazhi pak minuta para vrasjes, si u eliminua Behar Sofia në mes të Tiranës! Analiza e ADN-së dhe dëshmitë që zbuluan gjithçka
Viktima Behar Sofia dhe vendi i ngjarjes
Ernej Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi u lanë sot në burg për vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka siguruar dosjen hetimore me detaje shumë të rëndësishme që zbardhën çështjen. Në dosje thuhet se grupi hetimor ka gjetur sms me tekst “duro vëlla, s’ka dalë akoma”, i cili i referohet 66-vjeçarit Sofia. Më pas lexohen dhe dy mesazhe të tjera me tekst “doli” dhe nga “bregu i Lanës”. Hetuesit kanë fiksuar numrin e dërguesit të këtyre mesazheve tek ekzekutori dhe u është dërguar shkresë të gjitha kompanive celulare për të marrë të dhënat mbi përdoruesit e numrave të evidentuar, vendndodhjen e qelizave celulare dhe itinerarin në bazë të qelizave të përdorur nga poseduesit e numrave si dhe hartën digjitale. Më pas është bërë përpunimi dhe analiza nga ana e Drejtorisë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Grupi hetimor ka pyetur në lidhje me ngjarjen, përveçse nënën, edhe vëllanë e Ernejt Shytit, Ergit Shytin. Zakonisht, ka deklaruar Ergiti, shoqërohen bashkë dhe me një shok që quhet Xhuljan Visha. Pas analizave të AND-së grupi hetimor ka vërtetuar se i përkisnin Ernejt Shytit, ndërsa ato kishin përputhshmëri me ato të nënës së tij, ndërsa më pas është bërë arrestimi i tij nga autoritetet malazeze. Pas arrestimit, në deklarimet para grupit hetimor, si person nën hetim, Ernejt Shyti ka deklaruar se ka imituar të ecurën e një "sakati" për të mos u dalluar nga Policia.
Pas ekzekutimit të 66-vjeçarit, Ernejt Shyti është larguar qetësisht me biçikletë në drejtim të Liqenit.
Lajmi kryesor:
Ekzekutoi Behar Sofinë për 50 mijë euro, lihet në burg autori dhe 3 nga bashkëpunëtorët! Shyti hesht para gjykatës! Visha: S'kam lidhje me ngjarjen
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GJKKO dënon me 127 vite burg grupin e pesë vrasësve të Behar Sofisë! Ekzekutori i penduar Ernjet Shyti vetëm 7 vjet
24 Janar, 15:53
-
Vrasja e Behar Sofisë, nis gjyqi për organizatorin Jemin Shera, SPAK dorëzon 3 akt-ekspertime të reja telefonike: Kemi 168 prova shkresore
11 Janar, 15:12
-
Vrasja e Behar Sofisë, SPAK kërkon nga 30 vite burg për 4 të pandehurit dhe 7 vite burg për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shyti
5 Dhjetor 2023, 15:15
-
Vrasja e Behar Sofisë, nis gjykimi në mungesë për Jemin Sherën
29 Tetor 2023, 17:09
-
Njoftoi se do të blinte kompaninë ‘Figma’, BE nis hetimet mbi ofertën 20 miliard dollarë të ‘Adobe’
8 Gusht 2023, 12:24
-
Autori i vrasjes së Behar Sofisë, Ernejt Shyti ‘zbërthehet’ në GJKKO: Vrasja për hasmëri! E ndoqa për 28 ditë! Do merrja 5 mln lekë
14 Prill 2023, 14:03
-
SPAK bën bilancin për muajin mars 2023: Nën hetim 18 persona për korrupsion dhe krim të organizuar! U sekuestruan 259 mijë euro
13 Prill 2023, 09:34
-
Seria A pothuajse e gjitha në hetim! Roma, Lazio dhe Salernitana në gjurmët e Juventusit! Rrezikon edhe Tare
6 Prill 2023, 12:07
-
EKSKLUZIVE/ Dëshmia në GJKKO e vrasësit të Behar Sofisë: Porosi për një tjetër ekzekutim në Kamëz, shënjestra ishte 34-vjeçar! Ishte afër komisariatit, paguhej mirë
2 Prill 2023, 11:38
-
EKSKLUZIVE/ Autori i vrasjes së Behar Sofisë, Ernejt Shyti dëshmon në GJKKO: Porositësit do më paguanin 500 mijë euro për një vrasje tjetër në Gjermani! Paratë do m’i jepte ‘Bajlozi’
16 Mars 2023, 12:04
-
Ndërrimi i pronësisë në verë, ‘Guardia di Finanza’ nis hetim për Milanin! Dyshohet për parregullsi
26 Janar 2023, 14:20
-
Francë/ Macron përballet me probleme të mundshme ligjore për konsulentët
24 Nëntor 2022, 22:05