Report Tv, siguron pamjet e momentit të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Vlorë, ngjarje e ndodhur me 11 korrik të këtij viti. Në këtë grabitje dy persona arritën të merrnin nga sporteli i Bankës një sasi prej 33 mijë eurosh si dhe 6 milionë lekë.
E gjithë grabitja u krye për 59 sekonda.
Punonjësit e sigurisë nuk kanë mundur të reagojnë ndaj dy grabitësve, ndërsa ata në mënyrë krejt të qetë kanë mundur të marrin paratë dhe të largohen.
Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, shihet qartë momenti i parë, kur në orën 13:56 minuta e 36 sekonda, një person i armatosur vjen nga krahu i djathtë i punonjësit të sigurisë dhe e kërcënon duke i drejtuar armën.
Pas këtij veprimi punonjësi është larguar i frikësuar.
Menjëherë në derën e bankës është shfaqur dhe grabitësi i dytë. Në pamjet e brendshme shihet qartë një prej punonjësve të sigurisë ka qenë duke ndihmuar klientët i cili nuk ka reaguar.
Të gjithë personat që ndodheshin brenda bankës janë shtrirë teksa kanë parë njërin prej grabitësve me armë ndërkohë që tjetri ruante jashtë. Më pas ai i është drejtuar sportelit duke marrë dhe shumën e parave.
Grabitja ka përfunduar sipas orës së kameras së sigurisë në 13:57 minuta e 34 sekonda, pra grabitja u krye për 59 sekonda.
Kjo bankë ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit, ndërsa personat kanë ardhur nga një rrugë që kalon nga Varrezat e Dëshmorëve të qytetit.
Ajo që shihet është se rojet e bankës janë të paarmatosur, ndërsa dyert nuk janë rretulluese çka ndihmon grabitësit të largohen lehtësisht.
Një ditë pas grabitjes, policia gjeti një automjet “Mercedez-Benz”, me ngjyrë të bardhë me targa franceze i cili ishte braktisur nga autorët, jo shumë larg Kishës Ortodoske në Vlorë.
Ekspertët kanë kqyrur mjetin për të gjetur gjurmë që mund të ndihmonin policinë në zbardhjen e krimit.
Ende nuk ka të dyshuar në lidhje me krimin ndërsa janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm personash të cilët janë lënë të lirë nga policia.
/Shqiptarja.com

FOTO