Serie A e futbollit në Itali është në javën e 22-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me barazimin 2-2 mes Empolit dhe Spezias. Në stadiumin "Via del Mare", Lecce vendase barazoi 1-1 me Romën. Në 20:45 Lazio humbi 0-2 me Atalantën. Të diel luhen ndeshjet e mbetura.

Lecce dhe Roma barazuan 1-1 për javën e 22 në Serie A. Në stadiumin "Via del Mare", vendasit e Marco Baronit kaluan në avantazh vetëm pas gjashtë minutash lojë dhe kjo falë autogolit të Ibanez. Pas këtij momenti Roma mori kontrollin e lojës dhe shënoi me Dybala në të 17 minutë nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithë ndërhyrjet që Mourinho bëri në pjesën e dytë, në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. Kastrioti Dermaku te vendasit mungonte për shkak dëmtimi, teksa Kumbulla te miqtë qëndroi në stol duke mos u preferuar nga trajneri. Pas këtij dueli, Roma me 41 pikë mban vendin e tretë, teksa Lecce me 24 pikë ngjitet në vendin e 14-të.

Lazio humbi 0-2 në shtëpi me Atalantën për javën e 22 në Serie A. Vendasit kanë tre ndeshje pa fitore, teksa bergamaskët kanë qenë më të vendosur për pikët e plota në këtë duel. Zappacosta në minutën e 23 zhbllokoi ndeshjen, me pjesën e parë që u mbyll 0-1. Në 45 minutat e dyta, Sarri te vendasit nxori nga fusha Hysaj, me Lazion që u ndëshkua edhe me një tjetër gol. Hojlund në minutën e 65 pas asistit të Lookman dërgoi në avantazhin e dy golave Atalantën, që me këto tri pikë merr vendin e tretë me 41 pikë. Lazio me 39 pikë qëndron në vendin e gjashtë.

Serie A - java 22:

Empoli 2-2 Spezia

Lecce 1-1 Roma

Lazio 0-2 Atalanta

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
VIDEO/ Atalanta tri pikë në 'Olimpico', Lazio tre ndeshje pa fitore

Lazio humbi 0-2 në shtëpi me Atalantën për javën e 22 në Serie A. Vendasit kanë tre ndeshje pa fitore, teksa bergamaskët kanë qenë më të vendosur për pikët e plota në këtë duel. Zappacosta në minutën e 23 zhbllokoi ndeshjen, me pjesën e parë që u mbyll 0-1. Në 45 minutat e dyta, Sarri te vendasit nxori nga fusha Hysaj, me Lazion që u ndëshkua edhe me një tjetër gol. Hojlund në minutën e 65 pas asistit të Lookman dërgoi në avantazhin e dy golave Atalantën, që me këto tri pikë merr vendin e tretë me 41 pikë. Lazio me 39 pikë qëndron në vendin e gjashtë.

Ora 20:02
VIDEO/ Lecce 'tërbon' Mourinhon, Roma lë pikë në transfertë