TURQI - Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi i ka shënuar sot Fenerbahces në Superligën turke të futbollit. Për raundin e 22-të, shqiptarit iu deshën vetëm gjashtë minuta lojë për të tundur rrjetën, duke e lënë topin me ‘parabol’ pas krahëve të portierit.
Muçi është kthyer në fenomen te Trabzonspori. I huazuar nga Besiktasi, djaloshi 24-vjeçar numëron tashmë 13 gola dhe pesë asistime gjatë këtij sezoni.
Në thirrjen e fundit për në Kombëtare, Sylvinho nuk i kishte rezervuar një vend sulmuesit, por duket se forma e mirë dhe golat kanë bërë që trajneri i Shqipërisë ta mendojë sërish atë vendim dhe Muçi pritet të jetë me kuqezinjtë në fundin e marsit për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.
Komente







