VIDEO/ Erzeni ndal 1-1 Tiranën në 'Air Albania', Bejzade debuton me pikë në stolin shijakas

VIDEO/ Erzeni ndal 1-1 Tiranën në 'Air Albania', Bejzade debuton me pikë në stolin shijakas

Moment nga ndeshja


Tirana nuk ka mundur të marrë tri pikë për të vijuar serinë e fitoreve, pasi në rebeshin e "Air Albania" u ndal 1-1 nga miqtë e Erzenit. Skerdi Bejzade debuton me pikë në stolin shijakas, duke bërë që aventura e tij e dytë në Superligë të fillojë mbarë. Ishin shijakasit që kaluan në avantazh me Agim Zekën në minutën e 75, kjo pas një dalje jo të mirë të Abdullahut. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Kristal Abazaj vendosi ekuilibrat. Edhe pse bardheblutë kishin disa raste në fundin e duelit, as tetë minutat e shtesës nuk prodhuan gol tjetër. Tirana me 34 pikë renditet e katërt, duke i lënë Vllaznisë vendin e tretë. Erzeni me 23 pikë sërish i teti.

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tirana hap fals në shtëpi, Erzeni e barazon 1-1! Skënderbeu thellon krizën e Kukësit, në Korçë dy futbollistët transportohen në spital (Renditja)


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve

Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve