Video/ Faqja pornografike publikon
reklamën e fundvitit...emocionuese?

Video/ Faqja pornografike publikon<br />reklamën e fundvitit...emocionuese?
Reklamat e fundvitit supozohet të jenë prekëse dhe emocionuese, por faqet pornografike në pjesën më të madhe të rasteve japin të tjera ndjesi. Një nga websitet më të mëdha të filmave me përmbajtje erotike “Pornhub”, ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të përçuar mesazhin e Krishtlindjeve.

Në një spot publicitar ku reklamohen kartat e personalizuara të shërbimit me abone, shfaqej një familje e lumtur që dhuronin dashuri dhe buzëqeshje ndërsa shpaketonin dhuratat pranë pemës së Krishtlindjeve.

Të gjithë ishin të gëzuar, përveç gjyshit të familjes që është ulur ‘turivarur’ në kolltuk. Gjithçka ndryshon në momentin që nipi i jep një dhuratë shumë-të-dëshiruar: kartë abonimi në website-in porografik.

“Me sezonin e pushimeve që po afron, donim që komuniteti ynë të mund të ndante dhuratën më emocionuese me të të dashurit e tyre,” tha zëvendës-Presidenti i “Pornhub” në një konferencë për shtyp.

Kompania pornografike është angazhuar shpesh në fushata të tilla publicitare. Në qershor të këtij viti u tentua të mblidhen 3 milion dollar për të xhiruar filmin e parë pornografik në hapësirë!

Në prill faqja ofroi të mbillte një pemë për çdo 100 video të klikuara në një nga kategoritë e saj, ndërsa në shkurt deklaroi se po punonin për krijimin e një ‘Wankband’, që do t’i lejonte njerëzit të karikonin telefonat, ndërsa masturboheshin. 
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë