FIER- Pas dy orësh "luftë" me flakët zjarrfikësit e Patosit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Zjarri i rënë rreth orës 20:00, rrezikoi plantacione me ullinj e dru frutorë.

Forcat zjarrfikëse ishin në vendngjarje, por puna  e tyre vështirësohej së tepërmi nga terreni i vështirë si dhe nga errësira, ndërsa era ndihmonte në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar edhe zjarrfikësit.

“Era favorizon flakët.Po punohet jashtë mundësive tona. Si pasojë e erës rrezikohen seriozisht edhe zjarrfikesit, jemi në kushte tepër të vështira, terreni dhe errësira pengojnë reagimin e forcave zjarrfikëse, por jemi të vendosur për përballimin e situates”, tha shefi i zjarrfikësve Patos, Alket Halim.
 
Por, për fat të mirë situata u vu nën kontroll duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.