Mainz fitoi këtë të shtunë 4-0 kundër Darmstadt për raundin e 28-të në Bundesligën e futbollit. Një nga golat e ndeshjes u shënua nga Brajan Gruda, anësori i sulmit të vendasve. Duhej minuta e 60-të që shqiptari të gjendte rrjetën dhe ta dërgonte në dy numrin e golave këtë sezon.

19-vjeçari është pjesë e moshave U-21 të Gjermanisë dhe drejtuesit e kombëtares shqiptare e kanë në plane. Për të Sylvinho ka një simpati të madhe duke shkuar edhe në stadium disa javë më parë për ta ndjekur nga pranë.

Me vlerë 9 milionë euro në treg, duhet punë që kuqezinjtë të bindin një nga talentet e sulmit.

 


Lajmi kryesor:

Bayern Munich për turp, Heidenheim e përmbys 3-2! Leverkusen vijon rekordin dhe 'prek' titullin në Bundesligë, i duhen dy pikë