
Në Olympiastadion, Bayern fitoi 2-3 me Hertha Berlin. Të pestë golat e ndeshjes u shënuan në 45 minutat e para, me skuadrën e Nagelsmann që përkohësisht merr kreun e Bundesligës në pritje të Union Berlin që ka një duel më pak. Për Herthën shënuan Lukebakio dhe Selke, teksa Musiala dhe dopieta e Choupo-Moting dërgojnë bavarezët në krye të Bundesligës me 28 pikë, dy më shumë se Union Berlin që ka një ndeshje për të zhvilluar. Hertha me 11 pikë mban vendin e 14-të.
Hertha Berlin 2-3 Bayern Munich (Lukebakio 40', Selke 45' / Musiala 12', Choupo-Moting 37', 38')
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Bayern Munich fiton në transfertë dhe merr kreun, Dortmund bën detyrën në shtëpi! Në Bundesligë fitojnë edhe Frankfurt, Hoffenheim e Wolfsburg







