Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi pesë ndeshjet e para të javës së 12-të. Bayern Munich fitoi 6-2 me Mainz duke marrë kreun e renditjes, në pritje të ndeshjes së Union Berlin me Gladbach. Për skuadrën e Naggelsmann shënuan Gnabry, Musiala, Mane, Goretzka, Tel dhe Choupo-Moting. Për Mainz shkurtuan përkohësisht rezultatin Uidmer dhe Ingvartsen. Pas 12 javësh, Bayern Munich merr kreun e renditjes me 25 pikë, dy më shumë se Union Berlin që luan nesër me Gladbach.

Dortmund fitoi 1-2 me Frankfurt. Golat e Julian Brandt në minutën e 21 dhe Bellingam në të 52 minutë bënë të zhvlerësohej goli i Kamada për vendasit. Verdhezinjtë e Terzic ndodhen në vendin e tretë me 22 pikë, teksa Frankfurt me 20 pikë qëndron në vendin e pestë.

Në ndeshjet e tjera Leipzig fitoi 2-0 me Bayer Leverkusen, Stuttgart fitoi me Augsburg 2-1, teksa Wolfsburg mundi 4-0 Bochum.

E shtunë, java 12-të e Bundesligës:

Bayern Munich 6-2 Mainz (Gnabry 5', Musiala 28', Mane 43', Goretzka 58', Tel 79', Choupo-Moting 86' / Uidmer 45+4, Ingvartsen 82')

RB Leipzig 2-0 Bayer Leverkusen (Nkunku 32', Uerner 83')

Stuttgart 2-1 Augsburg (Guirassy 15', Anton 90+1' / Niederlechner 4')

Wolfsburg 4-0 Bochum (Nmecha 27', 58', Baku 35', Uind 80')

Frankfurt 1-2 Dortmund (Kamada 26' / Brandt 21', Bellingham 52')

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:27
VIDEO/ Dortmund në ndjekje të Bayern Munich, verdhezinjtë fitojnë me vështirësi në transfertën e Frankfurt

Dortmund fitoi 1-2 me Frankfurt për javën e 12 në Bundesligë. Golat e Julian Brandt në minutën e 21 dhe Bellingam në të 52 minutë bënë të zhvlerësohej goli i Kamada për vendasit. Verdhezinjtë e Terzic ndodhen në vendin e tretë me 22 pikë, teksa Frankfurt me 20 pikë qëndron në vendin e pestë.

 

Ora 17:30
VIDEO/ Bayern Munich luan 'tenis' me Mainz, bavarezët në krye të Bundesligës

Bayern Munich fitoi 6-2 me Mainz duke marrë kreun e renditjes në Bundesligë, në pritje të ndeshjes së Union Berlin me Gladbach. Për skuadrën e Naggelsmann shënuan Gnabry, Musiala, Mane, Goretzka, Tel dhe Choupo-Moting. Për Mainz shkurtuan përkohësisht rezultatin Uidmer dhe Ingvartsen. Pas 12 javësh, Bayern Munich merr kreun e renditjes me 25 pikë, dy më shumë se Union Berlin që luan nesër me Gladbach.

Bayern Munich 6-2 Mainz (Gnabry 5', Musiala 28', Mane 43', Goretzka 58', Tel 79', Choupo-Moting 86' / Uidmer 45+4, Ingvartsen 82')