Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi sot pesë nga ndeshjet e javës së 16-të. Bochum fitoi 3-1 me Hertha Berlin, Frankfurt mori tri pikë duke mundur 3-0 Schalken, teksa Stuttgart dhe Mainz barazuan 1-1. Union Berlin fitoi 3-1 me Hoffenheim, ndërsa Wolfsburg fitoi bindshëm 6-0 me Freiburg.
Në stadiumin "Deutsche Bank", vendasit e Eintracht Frankfurt fituan 3-0 me Schalke, duke kërcënuar Bayern Munich që është në vendin e parë. Frankfurt kaloi në avantazh me Lindstrom në minutën e 22. Fundi i ndeshjes ka qenë pozitiv, me vendasit që shënuan edhe dy gola të tjerë. Borre në minutën e 84 dhe Buta në 90+1 dërguan shifrat në 3-0.
Pas këtyre rezultateve, Bayern Munich me 35 pikë qëndron në vendin e parë, ndjekur nga Frankfurt, Union Berlin dhe Freiburg me 30 pikë. Leipzig në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Wolfsburg me 26 pikë mban vendin e gjashtë. Në fundin e ftohtë Stuttgart me 15 pikë, Hertha Berlin me 14 pikë dhe Schalke mban vendin e 18-të me vetëm nëntë pikë.
Në " RheinEnergieStadion", Koln fitoi 7-1 me Werder Bremen për javën e 16-të në Bundesligës. Në pjesën e parë u shënuan gjashtë gola, pesë te vendasit dhe një për miqtë. Maina, dy herë Tigges, Skhirl dhe Huseinbasic shënuan për vendasit, teksa Fullkrug për miqtë. Në 45 minutat e dyta, Koln shënoi edhe dy herë të tjera me Skhiri (dopietë) dhe autogoli i Friedl. Me 20 pikë, Koln mban vendin e 10-të, ndërsa Bremen me 21 pikë në vendin e nëntë.
Bundesliga - java 16-të:
Bochum 3-1 Hertha Berlin (Hofmann 22', 57', Schlotterbeck 44' / Serdar 87')
Eintracht Frankfurt 3-0 Schalke (Lindstrom 22', Borre 82', Buta 90+1')
Stuttgart 1-1 Mainz (Guirassy 36' / Ingvarsten 40')
Union Berlin 3-1 Hoffenheim (Doekhi 73', 89', Leueling 90+6' / Bebou 43')
Wolfsburg 6-0 Freiburg (Uimmer 2', Uind 28', 37', Gerhardt 56', Baku 80', Ualdschmidt 90+4')
Koln 7-1 Werder Bremen