Premier League në Angli zhvilloi të hënë sfidën e fundit për raundin e 10-të. Në "Craven Cottage" Fulhami vendas përmbysi 2-1 Brentfordin në një sfidë dramatike që u zgjidh nga stoli.
Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Janelt në minutën e 24 me supergol. Vendimtare minuta e 82-të kur për vendasit në fushë u fut Harry Wilson, me ish-sulmuesin e Liverpool që shënoi dy gola të bukur në minutat 90+2 dhe 90+7.
27-vjeçari ka marrë minuta në gjashtë sfida këtë sezon, teksa ia doli të shënonte dy gola dhe të përmbyste ndeshjen me vetëm 15 minuta në fushë.