Bukuritë shqiptare, ujërat e kristalta të bregdetit dhe boom-i turistik që ka pasur vendi ynë kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave botërore. Kësaj radhe është gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, Simon Calder, i cili së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe.
Calder e veçon Shqipërinë “si yllin e këtij viti”, dhe se është një vend që duhet vizituar me patjetër. Një pjesë e intervistës së Calder dhënë për emisionin ‘This Moorning’ u nda nw Facebook nga kryeministri Edi Rama.
“Nëse po kërkon diçka të përballueshme shkoni në Portugali. Ata kanë një ofertë të shkëlqyer ose në Lindje, në Bullgari, apo Maqedoninë e Veriut. Dhe “ylli” i këtij viti është Shqipëria”, thotë ai, teksa po jepte këshilla për zgjedhjen e vendeve për të pushuar.
Kryeministri Rama shkruan krahas videos se Shqipërisë nuk mund t’i bëhej vlerësim më domethënës në mbyllje të sezonit turistik se sa nga gazetari i famshëm Simon Calder.
“E çfarë vlerësimi më domethënës mund t’i bëhej Shqipërisë teksa sezoni i verës po mbyllet, se sa nga Simon Calder, gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, i cili zbulimin e vendit tonë e ka nisur dekada më parë, me vizitat e para si reporter kurioz përpara viteve ‘90 në Shqipërinë e një tjetër kohe, ndërsa së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe si “yllin e këtij viti” në turizëm”, u shpreh Rama.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.8%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 857
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026-n
23 Dhjetor, 08:25
-
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
19 Dhjetor, 08:07
-
“Festat në Shqipëri”, emigrantë dhe turistë popullojnë Portin e Durrësit! Tragetet nisin lundrimet e dyfishta! Kapiteni presim rritje me 10 për qind
18 Dhjetor, 15:44
-
Korça, destinacioni i preferuar për fundvit! Hotelet e bujtinat të rezervuara për Krishtlindje dhe Vitin e Ri
18 Dhjetor, 15:38
-
Media amerikane: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
18 Dhjetor, 09:15
-
Në 9 muaj ekonomia përfitoi 4.4 mld euro nga turizmi! Shqiptarët harxhuan 2.3 mld € për pushime jashtë vendit
14 Dhjetor, 12:56
-
Efekti i sezonit veror, depozitat u shtuan me 61 miliardë lekë për tremujorin e tretë
31 Tetor, 07:49
-
Travel and Tour World: Ksamili, perla e Shqipërisë që duhet të vizitohet në sezonin e vjeshtës
29 Tetor, 08:11
-
Media irlandeze: Riviera Shqiptare, destinacioni më i mirë për pushime në Europë
25 Tetor, 08:38
-
Shtegu fishtjan, qindra vizitorë në fshatin e poetit! Altin Prenga: Eshtë paradoks, më shumë të huaj se shqiptarë
24 Tetor, 16:01
-
Zhupa: Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë në Sarandë, shumë pak ndikim në ekonominë lokale! Duhen investime reale
11 Tetor, 11:39
-
Revista ‘Journée Mondiale’: Zbuloni mrekullitë e Parkut Arkeologjik të Butrintit
4 Tetor, 08:42