ITALI - Serie A nisi raundin e 31-të. Mbrëmjen e së premtes në "Ferraris" vendasit e Genoas fituan 1-0 kundër Udineses, teksa miqtë pësojnë humbjen e tretë radhazi.

Nën një atmosferë të zjarrtë nga tifozët, sfida nisi në ekuilibër dhe pjesa e parë u mbyll pa gola paçka rasteve. Dueli u vendos në minutën e 77-të nga goli i Alessando Zanolit. Anësori i sulmit përfitoi nga një aksion i të tijve dhe u gjend në kohën dhe vendin e duhur për të lëshuar një "predhë" që u ndal në fundin e rrjetës.

Në shtesën e katërt miqtë nga Udine barazuan ndeshjen me Modeston, por VAR ndërhyu dhe goli u anulua për pozicion jashtë loje. Genoa me këtë sukses shkon në kuotën e 38 pikëve për vendin e 12-të, ndërsa Udinese me 40 pikë mbetet në vendin e 10-të.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?