​Çfarë do të ishte bërë Gerard Pique nëse nuk do të ishte bërë futbollist?

Epo duke parë videon që ai ka postuar në rrjetet sociale, do të thoshim me siguri se do të ishte bërë këngëtarë.

Mbrojtësi i Barcelonës në videon e postuar ka kënduar “Pen Pineapple” së bashku me artistin japonez Pikotaro.

Rezultati është një video argëtuese e cila në pak minuta është përhapur në rrjet. Ku i dihet mbase edhe Shakira, bashkëshortja e lojtarit, merr në konsideratë një duet të mundshëm me Pique. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com