VIDEO/ Gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit, Redon Xhixha shënon sërish në Champions League

VIDEO/ Gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit, Redon Xhixha shënon sërish në Champions League

Redon Xhixha

Redon Xhixha ia ka dalë të shënojë golin e gjashtë në pesë ndeshjet e fundit, teksa ka gjetur sërish rrjetën në turin e dytë të Champions League. Qarabagu i tij barazoi 1-1 me Rakoë në ndeshjen e kthimit, duke mos ia dalë të kalojë më tej, pasi miqtë në përballjen e parë fituan 3-2 në Poloni.

Sulmuesi shqiptar vendosi ekuilibrat në ndeshjen e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit, me golin e Xhixhës që në fund shërbeu sa për statistika pasi të tijtë u eliminuan. Do duhej minuta e 60-të, që pas asistit të Cafaquliyev ish-golashënuesi i Tiranës të tundte rrjetën për herë të gjashtë në pesë ndeshjet e fundit.

Për momentin Xhixha është lojtari shqiptar që ka shënuar më shumë në Evropë, teksa nuk do ishte çudi që trajneri Sylvinho ta ftonte për ndeshjet e shtatorit në Kombëtare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend