Përmes një videoje, ku paraqitet situata e rëndë në spitalet e vendeve të Evropës, Kryeministri Edi Rama duke krahasuar situatën e pandemisë në spitalet e Evropës, me atë të Shqipërisë, ka krahasuar edhe sjelljen e opozitave në këto vende me opozitën në Shqipëri.
Ai ka akuzuar opozitën se po përhap panik dhe sipas tij ajo është helm dhe dëshpërim për njerëzit.
"Pse opozitat në këto vende nuk janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes?
Sepse opozitat janë frymëmarrje për shoqërinë, jo helm për njerëzit; janë dritare shprese, jo puseta dëshpërimi; janë marrje përgjegjësie, jo shfaqje papërgjegjshmërie!
Opozitat janë frymë kritike, jo gërrhima katastrofike dhe një opozitë si kjo e MoniLulikeSaliut, që sillet si një çetë KÇK-je edhe kur populli gjendet nën sulmin e një virusi vdekjeprurës, është turpi i kujtdo që e mbështet", shkruan Rama, krah videos së publikuar.
ik o trap, mosha mesatare e te vdekurve ne europe 80 vjec, kurse ne shqiperi 50 vjec, kshuqe hajde pirdhu mashtrues ordiner
Përgjigju