Kombëtarja e Gjermanisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në nisjen e përgatitjeve për Kampionatin Evropian para rreth 15 mijë tifozëve.

Përpara fillimit të Kampionatit Evropian, kombëtarja gjermane do të ketë bazën e saj në provincën e Thuringia , e cila njihet edhe si 'zemra e gjelbër e Gjermanisë' për shkak të vendndodhjes gjeografike.

Dje në Jena, qytet që ndodhet në ish-Gjermaninë Lindore (RDGJ), u zhvillua seanca e parë stërvitore në fillim të përgatitjeve dhe padurimi para fillimit të turneut ilustrohet më së miri nga fakti se futbollistët gjermanë përfunduan seanca e parë stërvitore para rreth 15 mijë shikuesve, të cilët mbushën plotësisht stadiumin qendror të qytetit.

Euro 2024 zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik dhe Gjermania organizatore është pjesë e Grupit A me rivalë si Skocia, Hungaria dhe Zvicra.