Atalanta humbi 0-2 me Lazion në javën e 11 në Serie A. Në Bergamo për vendasit u rikthye në fushë edhe Berat Gjimshiti që mungonte prej dy muajsh për shkak të lëndimit. Mbrojtësi i Atalantës dhe Kombëtares u fut në fushë me nisjen e pjesës së dytë, duke mos evituar humbjen e të tijve.
Golat për Lazion u shënuan nga Zaccagni në minutën e 10-të, teksa Felipe Anderson në minutën e 52 shënoi golin e qetësisë dhe "vulës" për tri pikët. Me këtë fitore Lazio shkon në kuotën e 24 pikëve, aqsa ka edhe Atalanta. Skuadra e Sarrit i merr vendin Atalantës për shkak të golavarazhit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Gjimshiti rikthehet në fushë pas 2 muajsh, Lazio fiton në Bergamo! Napoli mund Romën dhe kryeson Serie A








