Ardhja e futbollistëve të kombëtares serbe në Shqipëri u shoqërua me një incident të pakëndshëm. Siç mund të kuptohet edhe nga kjo video e publikuar nga faqja 'Jeta Osh Qef' në Facebook, autobusi me të cilin po udhëtonin futbollistët, u gjuajt me gurë nga një person që qëndronte në anë të rrugës, mbrapa shpinës së efektivit të policisë.
Në video dëgjohet zhurma e gurit në xhamin e autobusit, që shkaktoi reagimin e menjhërshëm të personave të pranishëm në vendngjarje.
Mbrëmjen e djeshme policia bëri të ditur identifikimin e autorit të ngjarjes, që sipas tyre është një minoren 14-vjeçar.
/Shqiptarja.com