Sassuolo po fiton 0-2 kundër Salernitanës në udhëtim. Për raundin e 31-të në Serie A deçiziv ka rezultuar Nedim Bajrami. Fantazisti i Kombëtares ka asistuar dhe shënuar në harkun e shtatë minutave.
Duhej minuta e 37-të kur Bajrami do asistonte për Lauriante, me miqtë që gjetën avantazhin. Më pas në të 44 minutë 25-vjeçari i Kombëtares do shënonte edhe golin e dytë të ndeshjes duke treguar një formë të mirë.
Ky ishte goli i dytë dhe asisti i dytë për Bajramin këtë sezon. Kujtojmë se këtë duel fantazisti e nisi nga minuta e parë, ndërsa Marash Kumbulla qëndron në stol.