Maribor fitoi 2-0 me Slaven Belupo në një test miqësor. Një nga golat te sllovenët e shënoi Xhuliano Skuka, ish-sulmuesi i Partizanit që pak javë më parë u bashkua me Maribor.
Ka qenë minuta e 29-të e ndeshjes, kur Skuka pas një pasimi ka marrë kohën e mbrojtësit dhe me një lëvizje klasi ka lënë në vend kundërshtarin, për të përshëndetur më pas rrjetën me një të djashtë të lehtë.
I afruar nga Metz i Francës, 24-vjeçari po bën mirë në fazën përgatitore me Maribor, duke gjetur rrugën e rrjetës në dy raste. Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares në janar të këtij viti la Partizanin për 1.4 milionë euro dhe u bashkua me Metz në Francë, me këta të fundit që e huazuan te Maribor.