Emocione, drithërima, katërt gola dhe karton i kuq. Dortmund ka barazuar 2-2 me Bayern Munich për javën e nëntë në Bundesligë. Kalendari rezervoi 'Klasiken' e futbollit gjerman, me Bayern që nuk ia doli të mbante avantazhin e dy golave, duke u barazuar nga vendasit e Terzic. I zhgënjyer Nagelsmann, që sheh t'i rrëshqasë kreu i renditjes.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, teksa kanë qenë bavarezët që kanë çelur me gol përballjen numër 107 mes këtyre skuadrave. Goretzka në minutën e 33 do hapte serinë e golave, me Sane në të 53 që i çoi shifrat në 0-2. Kur u duk se gjithçka po shkonte në favor të miqve, Moukoko në të 74 minutë shënoi golin e parë për vendasit. Në fund të duelit, pikërisht në të 95 minutë, Modeste do shënonte me kokë duke përfituar nga krosimi i Schlotterbeck për të nisur festën verdhezi. Me rezultatin 2-2 skuadrat ndajnë nga një pikë, duke qenë të dyja në kuotën e 16 pikëve për vendet 3 dhe 4.