Premier League është në javën e 15-të. Këtë të shtunë u zhvilluan disa nga ndeshjet e kampionatit elitar në Angli. Manchester City fitoi në minutat e fundit 2-1 me Fulham, duke iu falur një penalltie në të 95 minutë. Leeds fitoi 4-3 në shtëpi me Bournemouth, teksa Nottingham barazoi 2-2 me Brentford. Wolves u mposht në shtëpi 2-3 me Brighton. Everton humbi në shtëpi 0-2 nga Leicester.

Në "Etihad Stadium" Manchester City fitoi 2-1 me Fulham. Dueli u hap nga Alvarez në minutën e 16 të ndeshjes, teksa Pereira në minutën e 28 vendosi ekuilibrat. Për skuadrën e Guardiolës punët u vështirësuan në të 26 minutë, kur Cancelo doli me karton të kuq. Do duhej minuta e 90+5 e ndeshjes që Haaland me penallti të siguronte tri pikët dhe përkohësisht kreun e renditjes për "Qytetarët". Me 32 pikë, City merr kreun e Premier League me një pikë më shumë se Arsenal. "Topçinjtë" e Artetës kanë një ndeshje më pak, teksa Fulham me 19 pikë qëndron në vendin e tetë.

Rezultatet:

Leeds 4-3 Bournemouth (Rodrigo 3', Greenduood 60', Cooper 68', Summerville 84' / Tavernier 7', Billing 19', Solanke 48')

Manchester City 2-1 Fulham (Alvarez 16', Haaland 90+5 (p) / Pereira 28')

Nottingham 2-2 Brentford (Gibba 20', Zenke 90+6' (aut) / Mbeumo 45+3', Uissa 75')

Wolves 2-3 Brighton (Guedes 12', Neves 35' / Lallana 10', Mitoma 44', Gross 83')

Everton 0-2 Leicester (Tielemans 45', Barnes 86')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
VIDEO/ Haaland pas 95 minutash lojë, Manchester City fiton në 'frymën e fundit'! Cancelo merr karton të kuq, tre gola në 'Etihad'