Al Nassr ka mposhtur me rezultatin 2-1 Al Rayan në kuadër të Champions League në Azi. Golin e dytë për Al Nassr që i dha suksesin vendasve u shënua nga i zakonshmi Cristiano Ronaldo. Portugezi tregon sërish se nuk di të ndalet dhe e çon në 904 numrin e golave në karrierë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazh për Al Nassr, pasi tundi rrjetën Sadio Mane. Në 45 minutat e dyta dyfishoi shifrat Ronaldo, teksa goli i miqve ngushtoi shifrat dhe pati vlerë vetëm për statistikë.