VIDEO/ Goli i fitores 'u anulua' në sekondën e fundit, Real Madrid reagim zyrtar: Ndeshja u vendos nga arbitri

VIDEO/ Goli i fitores 'u anulua' në sekondën e fundit, Real Madrid reagim zyrtar: Ndeshja u vendos nga arbitri

Momente nga ndeshja

Valencia dhe Real Madrid barazuan dje 2-2 në La Liga. Sfida e "Mestallas" ishte dramatike, me arbitrin Gili Manzano që mori vëmendjen në sekondat e fundit, duke mbyllur ndeshjen në aksionin që Real Madrid shënoi golin e tretë.

Fakt është se fërshëllima e trefishtë e arbitrit u dëgjua 2 sekonda para se topi të dërgohej në rrjetë nga Bellingham, me anglezin që s'i mbajti nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në lidhje me këtë situatë Real Madrid lëshoi një deklaratë zyrtare, duke thënë se ndeshja u vendos nga arbitri.

"Një vendim i paprecedentë i Gil Manzanos pengoi fitoren e Real Madridit ndaj Valencias në 'Mestalla'. Me rezultatin 2-2 në aksionin e fundit të ndeshjes, Brahim krosoi brenda zonës dhe Bellingham e finalizoi me një goditje me kokë duke e dërguar rezultatin në 2-3. Por gjyqtari e anuloi golin duke sinjalizuar fundin e ndeshjes, teksa topi ishte në ajër.

Liderët e ligës merituan tri pikët, por siguruan vetëm një në një ndeshje ku ishin duke humbur 2-0. Dy gola nga Vinicius barazuan ndeshjen e cila u vendos me vendimin e Gil Manzanos”, ishte reagimi i Real Madridit.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë