VIDEO/ Goli i përmbysjes në minutën e 92, Brighton eliminon Liverpoolin nga Kupa

VIDEO/ Goli i përmbysjes në minutën e 92, Brighton eliminon Liverpoolin nga Kupa

Festa e Brighton

Brighton fitoi 2-1 me Liverpool në fazën e 1/16 të FA Cup, me djemtë e Klopp që janë jashtë Kupës. Goli i fitores për vendasit u shënua në minutën e 90+2, duke bërë që tifozët të shpërthenin në festë.

Ndeshja nisi mirë për Liverpool, me të kuqtë që kaluan në avantazh në minutën e 30 me Elliott. Vetëm nëntë minuta zgjati avantazhi i Liverpool, me Dunk që barazoi për 1-1.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi, teksa goli që i dha të drejtë Brighton për të kaluar më tej u shënua në minutën e 90+2 nga Mitoma. Liverpool tregon edhe njëherë formën e dobët të këtij sezoni, duke u eliminuar edhe nga Kupa.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë