Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka shënuar dopietë këtë të shtunë në Spanjë, duke e dërguar në tetë numrin e golave sezonalë. Për javën e 14-të në La Liga 2, Granada e tij fitoi 3-2 kundër Eldense.
Beratasit i janë dashur vetëm 17 minuta lojë për të kaluar në epërsi vendasit. 29-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke treguar formën e mirë. Në fund, në të 89 minutë Uzuni shënoi golin e dytë duke i dhënë tri pikë të tijve. Kështu beratasi i ka "dërguar sms" trajnerit të Kombëtares për një fanellë titullari në Ligën e Kombeve.
Me 43 gola të shënuar, Uzuni është vetëm një gol larg për t'u bërë një legjendë e klubit të Granadas. Uzuni paraprihet vetëm nga marokeno-francezi Youssef El Arabi, i cili shënoi 44 herë në 134 ndeshje për Granadan. Ndeshja e 100-të te Granada festohet me dy gola nga Uzuni.
GOOOOOOOOOLLLLL. ????
— Mark | Guiri Granadinista (@G_Granadinista) November 9, 2024
Myrto Uzuni (penalty). 1-0. #GranadaCF #GranadaEldense pic.twitter.com/ivmvkwAERI
Kampjon I paarritshëm Uzuni
Përgjigju