VIDEO/ Goli i tretë radhazi, Sokol Cikalleshi nxjerr skuadrën nga zona e ftohtë

VIDEO/ Goli i tretë radhazi, Sokol Cikalleshi nxjerr skuadrën nga zona e ftohtë

Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ka shkuar në kuotën e tetë golave në Arabinë Saudite. Sulmuesi i Kombëtares aktivizohet me Al Khaleej në elitën e futbollit arab, teksa të tijtë fituan 2-1 kundër Al Ettifaq për të lënë zonën e ftohtë dhe rritur shanset e mbijetesës.

Al Khaleej e gjeti veten në disavantazh pas vetëm 22 minutave lojë, teksa ishte Cikalleshi që në të 34 minutë shënoi për 1-1. Një penallti u ndal në rrjetë nga 32-vjeçari kavajas, që shënon në ndeshjen e tretë radhazi për të tijtë.

Martins në pjesën e dytë i dha tri pikë Al Khaleej, teksa një ndër elementët kryesor të sulmit është edhe Cikalleshi. Me tetë gola dhe një asist këtë sezon, kavajasi pritet që në verë të rikthehet në Turqi te Konyaspor, skuadër që zotëron kartonin e futbollistit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët