Portieri i Partizanit, Alban Hoxha i ka mahnitur të gjithë me penalltinë e shënuar në stil ‘’panenka’’ në ndeshjen e djeshme ndaj Ferencvaros. Hoxha me goditjen spektakolare dhe me 3 pritjet e penalltive u bë heroi që arriti të kualifikojë skuadrën në fazën tjetër të Champions League.

Goditja fantastike e portierit tashmë po bën xhiron e botës. Rrjete sociale dhe media të shumta kanë evidentuar penalltinë e Hoxhës. Ndër të tjera prestigjozja, ‘’Gazzetta Dello Sport’’ i ka dedikuar një shkrim portierit të Partizanit, ndërkohë që Blick, troll football, dhe faqe të tjera të njohura në botë kanë publikuar videon e golit të Hoxhës.