VIDEO/ Goli nga 56 metra, Dimarco i Interit: Godita portën, pashë portierin që kishte dalë

VIDEO/ Goli nga 56 metra, Dimarco i Interit: Godita portën, pashë portierin që kishte dalë

Dimarco feston supergolin

Fundjavën e kaluar Interi mundi në shtëpi Frosinonen 2-0. Mbrojtësi i krahut, Federico Dimarco mori topin në krahun e majtë të fushës dhe nga një distancë e largët vuri re se portieri i Frosinones, Turati, po qëndronte larg portës së tij, kështu që tentoi një gjuajtje që e shohim shumë rrallë, për një gol spektakolar nga 56 metra.

Dimarco bëri një gjuajtje perfekte drejt portës së Frosinones dhe pas ndeshjes pranoi se nuk e shënoi golin rastësisht, por pozicioni i portierit kundërshtar e bindi të bënte goditjen.

"Unë do të gjuaja në portë? E bëra! Fillimisht pashë që Denzel (Dumfries) ishte i lirë, por më pas vura re se portieri i tyre po qëndronte larg vijës së portës. Për fat topi u fut në rrjetë, në të kundërtën ndoshta do të kisha dëgjuar shumë ofendime për llogarinë time në rrjetet sociale. Ishte një nga golat më të mirë në karrierën time”, tha pas ndeshjes ylli 26-vjeçar, për të cilin edhe Manchester City ka treguar interes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja