TIRANE- Në pamjet videos të siguruara nga A1 Report, për grabitjen e djeshme në "Union Bank" dallohet neglizhenca e rojeve të sigurisë në momentin që afrohen tre grabitësit dhe paaftësia e tyre për të reaguar në kohë duke u çarmatosur vetëm pas një shpulle. Kaq ka mjaftuar për ta çarmatosur atë dhe shokët e tij që kanë lëshuar armët e katër thasët me para.
Grabitësit të armatosur me kallashnikov dhe pistoletë dhe me një plan të mirëpërgatitur me detyra të përcakuara qartë, ku secili nga ta e dinte seç duhej të bënte i kanë zënë komplet të papërgatitur rojet e bankës.
Ata kishin zënë pritë në sheshin në mes të pallateve, në rrugicën që ndodhet mbrapa godinës, ku është banka. Në atë vend vinin çdo ditë makinat e blinduara, që merrnin paratë nga banka për t'i transportuar drejt Thesarit të Shtetit. Pasi furgoni i blinduar dhe një fuoristradë e policisë private që shoqëronte atë, janë parkuar pranë tunelit dhe pak më vonë punonjësit e sigurisë kanë dalë me katër thasët me para, autorët kanë nisur grabitjen.
Çfarë tregon kamera
Ngjarja është zhvilluar e gjitha në sheshin e parkimit pas pallatit ku ndodhet banka. Nga sa shihet në video grabitësit kanë qenë tre dhe kishin zënë pritë jo përballë siç është hamendësuar fillimisht, por ndodheshin brenda pallatit, në hyrjen ku bëhej edhe dalja e parave nga dera e pasme e bankës.
/Shqiptarja.com

FOTO