TIRANË - Tre persona të maskuar kanë arritur të grabisin nën kërcënimin e armës xhiron ditore të marketit të “Neranxit” që ndodhet brenda godinës qendrore të kësaj kompanie përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Ngjarja e ndodhur rreth orës 15:00 të kësaj të marte u mësua fillimisht nga Shqiptarja.com dhe A1 Report duke siguruar njëherësh videon e të gjithë skenës së grabitjes të filmuar nga kamerat e sigurisë.
Tre personazhet e kësaj grabitjeje, ende të paidentifikuar kanë mbërritur në godinën e "Neranxit" me një Benz ngjyrë gri me targa të falsifikuara në orën 15:02. Dy prej tyre dalin me shpejtësi nga makina duke goditur me shkop bejsbolli rojen, e duke kryer më tej në 4 minuta grabitjen e mbi 1 milionë lekëve të vjetra nga arka e marketit që ndodhet në katin e parë të ndërtesës.
Sipas pamjeve që kanë filmuar kamerat e sigurisë të firmës “Neranxi”, grabitësit sulen drejt sportelit të marketit duke terrorizuar tre punonjëset nën kërcënimin e armës, të cilat detyrohen të futen poshtë banakut.
Njëri prej tyre mban armën e zjarrit tip kallashnikov, tjetri një shkop bejsbolli, ndërsa personi i tretë i pret gjatë gjithë kësaj kohe në makinë. Menjëherë pas përmbushjes së misionit, autorët janë larguar me automjet tip “Benz” ngjyrë gri, i cili qëndronte në mes të rrugës për të penguar kthesën e makinave të tjera nga rruga dytësore drejt "Neranxit". Në video, në orën 15:05 dhe 24 sekonda sipas kamerave të sigurisë, shihet që grabitësi i armatosur me kallashnikov godet me shpullë një nga punonjëset e fshehura poshtë banakut.
Ajo që të bën përshtypje nga video e grabitjes, është edhe fakti se autorët veprojnë fare qetësisht, madje pas futjes së parave në një thes të vogël të bardhë, kërkojnë edhe brenda banakut në cantat e punonjëseve.
Në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report, pronari i firmës, Nikollaq Neranxi, tha se shuma e grabitur është rreth 123.000 lekë të reja dhe 82 Euro, aq sa ishte xhiroja ditore e marketit deri në ato momente. Ai shprehu besim te policia se do t'i kapë grabitësit, duke theksuar se “dihet se kush kryen grabitje dhe kush punon në Shqipëri”. Neranxi gjithashtu tha se ka dyshimet që i njëjti automjet i grabitësve të sotëm është përdorur edhe në grabitje të tjera.
"Kamerat e sigurisë kanë kapur çdo lëvizje. Është një makinë, të cilën e kam parë në media, që ka bërë disa grabitje këtu, u ndërrojnë targat. Është një mercedes që ka bërë disa grabitje. Ishin të maskuar mirë dhe të armatosur mirë. Besoj se policia do gjejë, dihet shumë mirë se kush punon dhe kush grabit." tha Neranxi.
Kompania "Neranxi" ka 20 vite që zhvillon aktivitetin e saj në importin dhe përpunimin e lëndëve të para të industrisë ushqimore.

Grabitja e parë 9 muaj me pare
Rreth 9 muaj më parë e njëjta kompani ka qenë në vëmëndjen e autorëve, ku këtë herë ata kanë mundur të marrin 2.5 milion lekë të vjetra. Ngjarja ka treguar se kanë qenë sërisht dy persona të armatosur. Dhe në atë periudhë policia mori në dorë hetimet, por që në fakt deri më sot nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshuar për këtë ngjarje. Grabitjet në zonën e autostradës Tiranë-Durrës janë mjaft të shpeshta dhe se gjatë kësaj kohe rastet e grabitjeve me armë janë shtuar.
Ora 21:00 Benzi ishte pare edhe dite te tjera prane Neranxit
Sipas burimeve të policisë, autorët kanë studiuar mirë terrenin dhe më pas kanë ndërhyrë. Mirëpo studimi i terrenit, ka sjellë dhe rënien në sy të tyre, pasi disa nga punonjësit e kompanisë “Neranxi”, por edhe vetë pronari i saj Nikollaq Neranxi gjatë marrjes në pyetje kanë pohuar se kishin arritur që të shihnin Benzin e dyshimtë disa ditë para se të ndodhte grabitja. Nisur nga kjo situatë, policia e Tiranës ka sekuestruar dhe disa kamera të tjera sigurie që ndodhen në bizneset buzë autostradës Tiranë-Durrës, nga ku mund të verifikohet me imtësi të dhënat e sakta të automjetit, pse jo dhe identiteti i autorëve të këtij krimi të rëndë. Duke ju referuar burimeve të policisë sasia e parave nuk ka qënë shumë e madhe, pasi minimarketi “Neranxi” dhe zyra e financës pjesën më të madhe të lekëve e kishte transferuar në kasafortë.
Ora 20:50 Automjeti i grabitësve me targa të vjedhura
Automjeti tip “Benz” ngjyrë gri me të cilin 3 grabitësit kryen vjedhjen dhe më pas u larguan ngamarketi i firmës “Neranxi” rezulton të jetë me targa të vjedhura. Këto janë të dhënat që dalin nga hetimet e policisë, ku mësohet se targat e automjetit tip “Benz” rezultojnë të jenë të vjedhura nga një automjet tjetër.
Ora 19:52 Pamjet e kamerave të sigurisë, grabitësit shpullë dhe terror punonjëve, fshihen poshtë banakut
A1 Report ka mundur të sigurojë edhe pamjet gjatë momentit të grabitjes së marketit të “Neranxit” që ndodhet brenda godinës së zyrave qendrore të kësaj firme, nga ku u morën 123.000 lekë dhe 82 euro.
Në pamje dallohet një mjet tip “Benz” ngjyrë gri që hyn rreth orës 15:02 në ambientet e firmës, me tre personat e maskuar dhe të armatosur brenda tij. Dy prej të cilëve kanë dalë me shpejtësi, dhe nga ku dallohet se njëri prej grabitësve mban në dorë një armë zjarri kallashnikov, ndërsa tjetri një shkop bejsbolli.
Ata me shpejtësi janë sulur drejt marketit ku kanë sulmuar rojen dhe e kanë goditur atë me shkop bejsbolli. Po këta dy persona futen brenda sportelit të marketit i cili ndodhet në katin e parë të ndërtesës dhe ku ndodheshin punonjëset. Duke i terrorizuar ato dhe nën kërcënimin e armëve, punonjëset detyrohen të fshihen poshtë banakut. Në këtë moment, grabitësit afrohen dhe siç duket i kërcënojnë punonjëset duke i pyetur në lidhje me vendodhjen e parave.
Në një moment në video, në orën 15:05 dhe 24 sekonda shihet që grabitësi i armatosur me kallashnikov godet me shpullë një nga punonjëset e fshehura poshtë banakut.
Për disa momente dy grabitësit, që kanë arritur të hynë brenda marketit, kanë kontrolluar për paratë dhe gjëra të tjera me vlerë. Ajo që bie në sy gjatë grabitjes, është fakti se autorët veprojnë fare qetësisht, madje pas futjes së parave në një thes të vogël të bardhë, kërkojnë edhe brenda banakut në cantat e punonjëseve.
Pasi kanë marrë çfarë kanë mundur të gjejnë dy grabitësit kanë hyrë në makinën e tyre tip “Benz” në të cilën ndodhej bashkëpunëtori i tyre që kishte bllokuar derën që të mos mbyllej me makinën.
Ora 18:00 Ja dinamika e ngjarjes
Një mjet tip “Benz” ka hyrë në ambientet e Firmës "Neranxi" me tre persona brenda. Dy prej të cilëve kanë dalë nga makina të maskuar dhe me shpejtësi janë sulur drejt vendrojes ku kanë sulmuar rojen dhe e kanë goditur me shkop bejsbolli.
Pas kësaj po këta dy persona janë sulur më pas drejt marketit ku ndodheshin 4 punonjëse.
Për disa momente dy grabitësit që kanë arritur të hynë brenda marketit kanë kontrolluar për para dhe gjëra të tjera me vlerë.

(Foto, brenda recepsioni ku ndodhi grabitja)
Ora 17:50 Nikollaq Neranxi për A1 Report: Dihet kush i bën këto
Grabitja nga persona të armatosur. U drejtuan në kompani, lidhën rojen dhe e goditën, u futën brenda bënë terror, morën lekët, xhiron ditore.
Sa është shuma e marrë?
123.000 Lekë dhe 82 euro. Ajo që është e rëndë është terrori ndaj punonjësve se sa shuma e grabitur që është 123.000 dhe 82 euro.
Sa punonjës kanë qenë kur ka ndodhur grabitja?
Ndodheshin 4 punonjës bashkë me arkëtaren 5.
A mendoni se kjo grabitje do të zbardhet?
Kamerat e sigurisë kanë kapur çdo lëvizje. Është një makinë, të cilën e kam parë në media, që ka bërë disa grabitje këtu, u ndërrojnë targat. Është një mercedes që ka bërë disa grabitje. Ishin të maskuar mirë dhe të armatosur mirë. Besoj se policia do gjejë, dihet shumë mirë se kush punon dhe kush grabit.
Ka qenë thjesht një grabitje, apo diçka më shumë?
Ne me policinë bashkëpunojmë edhe kur grabisin persona të tjerë. Ne jemi biznes me gati 200 punonjës, nuk ishte goditje për kompaninë, ishte një grabitje. Është një lajm shumë i rëndë. Besoj se do kapen, gjykoj edhe brenda 24 orëve.
Mendoni që duhen marrë masa edhe nga ana e kompanisë, pasi thatë që ishte lidhur roja i sigurisë?
Rojet janë të pajisur me armë, edhe drejtuesit mund të kenë armë gjahu, por po ‘ti vrisja unë ata unë do futesha në burg pasi kështu janë ligjet në Shqipëri, nuk është zgjidhje vrasja e tyre, por unë kam besim të plotë të policia në gjetjen e tyre.
Cili është mesazhi juaj, qoftë për policinë, qoftë për opinionin publik?
Gjendja në Shqipëri, të paktën për biznesin janë të terrorizuar. Kemi besim te policia, këta janë hajdutë. Ne do vijojmë aktivitetin.
/Shqiptarja.com

FOTO